
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka prezantuar një nga projektet më të mëdha infrastrukturore që synon ta realizojë gjatë mandatit të tij katërvjeçar, ndërtimin e sheshit përgjatë rrugës “Nëna Terezë”, nga Kastrati deri te rrethi, me nënkalim për vetura.
Sipas Tërnavës, ky projekt është “sfidues dhe transformues për qytetin”, me ndikim të shumëanshëm në jetën urbane të Fushë Kosovës.
🌆 Projekti pritet të:
✅ Bashkojë qytetin në një qendër funksionale dhe moderne
✅ Lehtësojë qarkullimin dhe zgjidhë problemet e trafikut të ngarkuar
✅ Transformojë Fushë Kosovën në një qytet të mirëfilltë evropian
✅ Sjellë përfitime në shumë dimensione për jetën e qytetarëve
“Ky është vizioni ynë për një Fushë Kosovë #MaMIRË – një qytet modern, i zhvilluar dhe i gjallë për të gjithë,” ka deklaruar Tërnava.