Rrahja brutale e politikanit serb reagon deputetja britanike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja brutale e politikanit serb reagon deputetja britanike

    Insajderi
    04 January 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas bëri homazhe tek varri i Adem Jasharit, politikani serb Nikolla Sanduloviq është rrahur. Ai u arrestuar dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe. Ndaj këtij veprimi të Serbisë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns, shkruan Insajderi.

    Kearn është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

    “Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

    Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

    “Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkruan ajo në platformën “X”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark