Rrahja brutale e tre shqiptarëve, Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi i merr në mbrojtje të rinjtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja brutale e tre shqiptarëve, Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi i merr në mbrojtje të rinjtë

    Insajderi
    06 January 2024 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada Shqipërie në Malin e Zi ka njoftuar se ka marrë në mbrojtje tre të rinjtë shqiptarë, të cilët janë rrahur në mënyrë barbare në Kotor, nga tetë persona me veshje ushtarake.

    Nga ambasada kanë thënë se po ndjekin nga afër ngjarjen.

     “Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor”, thuhet në reagimin në Facebook.

    Tutje, ambasada ka kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

    “Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.”, thuhet tutje në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark