Një rrahje e rëndë ka ndodhur me tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë.
Në pamjet e publikuara nga faqja “Fansat e Futbollit Kosovar” shihet se në këtë përleshje mes “Pampurave” dhe “Forcave” të Vushtrisë është përdorur edhe thika.
Në këtë rrahje mes tyre, ka intervenuar edhe policia.
Për këtë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit ditor të së dielës edhe për arrestimin e tre shtetasve të Shqipërisë përgjatë së shtunës.
Të dyshuarit, sipas policisë, janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË DETYRË – Fushë Kosovë / 21.09.2024 – 16:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë gjatë zhvillimit të një ndeshje futbolli. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt“, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/