Një përleshje brutale ka ndodhur sonte në fshatin Halabak të Podujevës, ku janë përfshirë disa persona.
Sipas informacioneve të para, e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakënaqësive lidhur me ndërrimin e imamit, të xhamisë së fshatit.
Rastin e rrahjes për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia pa dhënë detaje të tjera, por duke thënë se “rasti është duke u trajtuar”.