Mbrëmë pak para mesnatës ka ndodhur një përleshje mes të burgosurëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Dy të burgosur e kanë sulmuar një të burgosur tjetër. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Florent Gashi.
Gashi tha se i burgosuri i cili u sulmua është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ndaj dy të burgosurëve tjerë do të merrën masa ndëshkuese.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore”, tha Gashi për Insajderin.
Ai bënë të ditur se ende nuk dihet motivi i përleshjes mes të burgosurëve.
“Të burgosurit nuk kanë pesuar lëndime të rënda dhe se për momentin nuk dihet motivi i përleshjes”, shtoi Gashi.