×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahja mes dy asamblistëve, reagon drejtori i shkarkuar nga Bulliqi: Nuk ka rehati me gjarprin brenda

    Insajderi
    31 October 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka ndodhur sot. Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu janë rrahur në afërsi të objektit të komunës, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal. Pas këtij rasti ka reaguar ish-drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliqi i cili muaj më parë u shkarkuar nga kryetari, Shpejtim Bulliqi, shkruan Insajderi.

    Ish-drejtori Mulliqi ka thënë se nuk ka rehati brenda me gjarprin brenda në shtëpi. Dukë lënë të nënkuptohet se fjalën e ka për Shpejtim Bulliqi derisa përdorë shprehjen “gjarpër”.   

    “Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi”, ka shkruar Mulliqi në Facebook përcjell Insajderi.

    Me 3 gusht, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkarkoi nga detyra drejtorin e Inspekcionit, Besnik Mulliqi. Shkarkimi i tij erdhi pikërisht pak orë pas rrëzimit të dy objekteve në Orllan të Podujevës.

    Për shkarkimin e Mulliqt sot u dhanë dy arsye , në njërën anë ajo e ish-drejtorit dhe në anën tjetër e komunës së Podujevës.

    Të dy arsyet kishin kontradikta të shumta, pasi sipas Mulliqit, kryetari e shkarkoi pasi i njëjti punoi me përpikmëri dhe konform ligjit.

    “Ka ndodhur një orë ose dy pasi që është kryer procesi i rrënimeve të objekteve në Orllan, dy objekte më saktë. S’ka qenë veç ky problemi, ka pasur edhe tjera probleme të patejkalueshme. Ka mbindërtime, ka tendencë për pengës te inspektoratit me zhvillu punën e vet. Unë këto nuk i kam lejuar dhe ai ka vendosur për shkarkim”, tha Mulliqi për Insajderin sot.

    Në anën tjetër, nga Komuna e Podujevës thonë se njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra të Mulliqit është mosefikasiteti i punës së drejtorisë dhe se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan.

    “Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”, thuhet në reagimin e komunës.

    Por, rezultati i kësaj “beteje” për vërtetësinë po del të jetë në favor të Mulliqit, pasi tani ai gëzon mbështetjen edhe nga shefi i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, Florent Hasani, shkruan Insajderi.

    Hasani ka shpërndarë reagimin e ish-drejtorit në profilin e tij dhe gjithashtu ka shpërndarë edhe një link ku tregohet për rrëzimin e objekteve në Orllan, veprim ky që Hasani e mbështet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark