Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje në Kllokot. Arsye e kësaj është mosmarrëveshja në trafik.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tetë persona si dhe është lënduar edhe një polic.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&SULM NDAJ PERSONIT ZYRTYAR – Kllokot,19.07.2024-20:45. Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.