
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur përgjatë së dielës në Mitrovicën e Veriut. Mediat lokale kanë raportuar se rrahja ka ndodhur mes një qytetari të nacionalitetit serb dhe shqiptar.
Lidhur me këtë për media është deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, shkruan Insajderi.
“Sot pas pranimit të informacionit se në lagjen Kodra e Minatorëve, Mitrovicë Veri ka përleshje fizike, Policia ka reaguar dhe ka arrestuar 2 persona, ndërsa të tretin e ka dërguar në spital për të pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit një person me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i dytë ka kaluar si dëshmitar”, deklaroi Elshani.
Siç shihet në pamjet e Jepi Zë, një i ri me automjet me targa kosovare kalon përtej rrugicës, ndërsa tjetri e incizon ndërsa lëvizë.
Kjo edhe duket të ketë shkaktuar tension, ku mes tyre pasoi edhe rrahja fizike. /Insajderi.org/