×
  • Sport
  • Euro 2024

    Rrahja mes tifovëze në Gjermani, Vuçiq e konfirmon se ishte djali i tij: U sulmuan nga shqiptarët, ishin tifozë të Schalkes

    Insajderi
    24 June 2024 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një adresim për media të hënën ka folur edhe për incidentin e para një jave afër Gelsenkirchen, ku u zhvillua ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë.

    “Unë e dua djalin tim, ai nuk e turpëroi babanë e tij”, tha fillimisht Vuçiq.

    Edhe pse për incidentin pati versione të ndryshme, herë u tha se ndodhi mes serbëve dhe anglezëve e herë mes shqiptarëve dhe serbe, Vuçiq akuzon shqiptarët.

    “Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe”, tha ai.

    “Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, ka pretenduar Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark