Rrahja në institucionin e AIP'it raportohet se ndodhi mes dy zyrtareve shtetërore për një burrë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në institucionin e AIP’it raportohet se ndodhi mes dy zyrtareve shtetërore për një burrë

    Insajderi
    01 May 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje është konfirmuar se ka ndodhur në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës.

    Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

    Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Borovci.

    Insajderi raportoi me burime se ka ndodhur në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. 

    Sipas Reporterit, gjithçka nisi kur njëra prej tyre, zyrtare e një ministrie shkoi në vendin e punës së tjetër, në AIP, dhe e sulmoi atë fizikisht.

    Siç raporton ky medium, dyshimet janë se gjithçka ndodhi për një burrë, që po ashtu sipas informacioneve është zyrtar shtetëror në një ministri tjetër. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark