×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja në Kuvend/ Vazhdon në procedurë të ndërmjetësimit lënda ndaj deputetëve të akuzuar

    Insajderi
    28 May 2024 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e përfshirë në skandalin e rrahjes në Kuvendin e Kosovës janë dakorduar para trupit gjykues që të vazhdojnë me procedurë të ndërmjetësimit, shkruan Insajderi.

    Sot ka filluar seanca ndaj deputetëve të VV-së e PDK-së. Pas fillimit të seancës gjyqtari iu dha mundësinë që të dakordohen për procedurë të ndërmjetësimit.

    Pas dakordimit të deputetëve, lënda ndaj të akuzuarve është referuar në procedurë të ndërmjetësimit.

    Të pranishëm janë ministri Hekuran Murati, zv.kryeministri, Besnik Bislimi.

    Ndërsa, nga PDK-ja janë: Bekim Haxhiu, Hajdar Beqaj dhe Mërgim Lushtaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark