Ditën e sotme është arrestuar edhe një pejan për rrahjen në një klub të Pejës ku është përfshirë edhe reperi Noizy.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Insajderin se i arrestuari dyshohet për veprën penale “pjesëmarrje ne rrahje”.
“Me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e ndodhur para disa netësh në një klub të nates në Peje. Ai dyshohet për veprën penale “pjesëmarrje ne rrahje”, tha Nikçi.
Insajderi merr vesh se personi i ndaluar për ketë rast është nga komuna e Pejës, por nuk është anëtar i grupit OTR.
Reperi i famshëm shqiptar Noizy dhe Dj Crax kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.
Sipas Medi Isenit, ka qenë Stresi ai që ka thurur planin për ta rrahur, ndërsa deklaroi se Noizy e ka grushtuar disa herë, pasi ishte dhunuar më parë nga grupi i tij. Sipas tij, Stresi nuk e ka dhunuar, por ka “e ka nxjerrë në pritë”.