Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo është lajmëruar shkurtazi për Gazetën Insajderi pasi u publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar ndaj tij nga policia kufitare malaziase. Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit me 18 janar të këtij viti.
Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta, i cili ishte nxjerrë zvarrë nga makina prej policisë kufitare malazeze, kundërshtoi të jap ndonjë përgjigje për ngjarjen, megjithatë në telefonatë u shpreh tejet i mllefosur.
“Nuk jam prononcuar që kur ka ndodhur problemi. Nuk jam njeri dosido. Është çështje është personale imja”, tha ai për Insajderin.
Ndryshe, siç u raportua të njëjtin “fat” ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës.
Derisa, bëhet e ditur se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikovac.