Rrahje brutale mes dy vajzave në Pejë - flasin nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahje brutale mes dy vajzave në Pejë – flasin nga Policia

    Insajderi
    06 June 2022 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza në stacionin e autobusave në Pejë janë rrahur mes vete me grushta dhe shkelma.

    Vajzat janë identifikuar nga Policia e Kosovës, të cilët thanë se njëra prej tyre është duke u intervistuar në stacionin policor.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Gazetën Insajderi ka thënë se vajza e cila është duke u intervistuar në stacionin policor është e mitur.

    “Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Personat jane identifikuar. Njera nga të dyshuarat është në stacion duke u intervistuar. Personi që eshte tu intervistu eshte i mitur. ”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark