Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, duke shtuar se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor“, tha ajo.
“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje“.
Ahmeti shtoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Indeksonline ka publikuar pamje nga ky rast ku shihet se janë përdorur edhe mjete të forta.