Rrahje brutale në lokalin 'Noya', punonjësi të sigurimit i thyhet nofulla - Ky është i arrestuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje brutale në lokalin ‘Noya’, punonjësi të sigurimit i thyhet nofulla – Ky është i arrestuari

    Insajderi
    28 August 2025 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë ka ndodhur një përleshje e dhunshme në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku dy persona kanë përfunduar me lëndime.

    Sinjali raporton se personi i vetëm i arrestuar në vendngjarje, është Egzon Hajrizi, rreth 32-vjeçar. Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen dhe ndodhen në arrati.

    Gjatë konfliktit, punonjësi i sigurimit N.H., ka pësuar thyerje të nofullës dhe është duke marrë tretman në QKUK, ndërsa kolegu i tij L.F., rreth 43-vjeçar, është trajtuar për lëndime më të lehta dhe ka dhënë deklaratë para hetuesve.

    Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Hajrizi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

    Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë që morën pjesë në incident.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark