Rrahje masive në Çarshinë e Pejës, dalin pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje masive në Çarshinë e Pejës, dalin pamjet

    Insajderi
    19 July 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje masive mes disa personave ka ndodhur sot në Pejë.

    Siç raporton mediumi Indeksonline, incidenti zuri vend në hyrje të tregut të vjetër, të njohur si “çarshia”.

    Teksa nuk dihen shkaqet që nxiten këtë incident, disa persona janë parë në tokë, e të tjerë që i rrethojnë dhe i godasin me grushte dhe shkelma.

    Dëshmitarë okularë kanë tentuar të ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar eskalimin e saj.

    Ende nuk dihet mbi gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në sherr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark