![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Tre të dyshuar janë arrestuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” në një shkollë të mesme në Kamenicë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin ditor të së premtes, të apostrofuarit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë me boksa të hekurit, shkruan Insajderi.
Në raport tutje thuhet se dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse tre të dyshuarit janë në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Shkolla e mesme Kamenicë/ 06.02.2025 – 10:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Si dëshmi është konfiskuar një boks i metalit, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK’së. /Insajderi.org/