Të enjten në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, të cilët gjatë rrahjes kanë përdorur mjete të forta dhe sëpatë. Si pasojë e rrahjes dy nga pjesëmarrësit kanë pësuar lëndime të rënda. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.