Rrahje mes dy grupeve në Prizren, plagoset një person me armë zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes dy grupeve në Prizren, plagoset një person me armë zjarri

    Insajderi
    08 January 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka mbetur i lënduar pas të shtënave me armë zjarri afër lagjes së spitalit në Prizren. Kjo ka ndodhur pas një përleshje mes dy grupeve.

    Insajderi e ka konfirmuar lajmin nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Bytyqi tha se gjuajtja me armë ndodhi pas një mosmarrëveshje mes pesë personave, ndërsa shtoi se të janë arrestuar të dyshuari

    “Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10,Afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshimtit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar”, tha Bytyqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark