Rrahje mes dy grupeve në Strellc të Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes dy grupeve në Strellc të Deçanit

    Insajderi
    07 May 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

    Gazeta Insajderi mëson se një përleshja kishte nisur fillimisht në një kafiteri që ndodhet në qendër të fshatit e pastaj ka vazhduar edhe jashtë.

    Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka shkelur me veturë dy persona të tjerë.

    Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur mes familjes Alimusaj dhe Istrefaj.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se nuk ka person të vrarë.

    “Është një rast i vrasjes në tentativë. Kaq mund të them për momentin”, tha Nikçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark