Disa familjarë në Shtime janë rrahur mes vete. Si pasojë, tre nga ta kanë përfunduar në spital.
Ngjarja ka ndodhur të dielen rreth orës 19:30.
Policia ka konfirmuar rrahjen por ende nuk janë bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat që quan familjarët deri në rrahje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka dhënë detaje për rastin.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime.
Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, ka thënë Veseli