Dy mjekë janë rrahur mes vete në Spitalin Klinik të Shtipit – komunë që shtrihet në pjesën lindore të Maqedonisë.
Mediat atje raportojnë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:45.
“Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit Klinik është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip./Lajmpress