Rrahje në Kaçanik, policia arreston një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahje në Kaçanik, policia arreston një person

    Insajderi
    30 March 2022 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Idriz Seferi ‘’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.

    Në lidhje me këtë, policia ka arrestuar “personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare”.

    Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark