
Dje në Kllokot janë përfshirë në një rrahje shtatë persona, dy prej tyre policë jashtë detyrës zyrtare.
Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policët kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e marra.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Vërbovac, Kllokot, 09.08.2025 – 01:55. Pas një mosmarrëveshjeje në një lokal – kafe, ka ndodhur një rrahje masive ku janë përfshirë pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe dy viktima meshkuj kosovarë, zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuar që ishin nën ndikim të alkoolit. Dy të dyshuarit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit tre të dyshuarit të lirohen. Rasti është nën hetime.”