Një incident i dhunshëm ka ndodhur të premten pasdite në një dasmë në Kumanovë, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht.
Babai i vajzës së sulmuar ka denoncuar ngjarjen në polici.
Sipas informacionit të siguruar nga autoritetet, një 37-vjeçar nga Kumanova ka raportuar se më 14 nëntor, rreth orës 15:00, vajza e tij e mitur është sulmuar fillimisht nga një e mitur tjetër.
Pas këtij sulmi, nëna dhe motra e vajzës që e goditi, janë përfshirë gjithashtu në rrahje, duke vazhduar agresionin ndaj vajzës së tij.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. Hetimet janë në vijim dhe autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat e plota të incidentit.