Rrahje në një institucion, viktimë një person zyrtar- policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në një institucion, viktimë një person zyrtar- policia jep detaje

    Insajderi
    01 May 2025 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes dy personave ka ndodhur përgjatë së hënës në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.

    Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

    Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Borovci.

    Insajderi ka marrë vesh se rrahja ka ndodhur në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark