Rrahje në një lokal në Han të Elezit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahje në një lokal në Han të Elezit

    Insajderi
    25 May 2022 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:50 ka pranuar një informacion se në një lokal (kafiteri) në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ‘në Han të Elezit është një rast lëndim trupor mes dy personave.

    Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.

    “Dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

    Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të dyshuarit me inicialet S.TH (M/K) i moshës 58 vjeçar dhe D.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark