Rrahje në Spitalin e Pejës/ Shefi i zyrës ligjore sulmon teknikun e IT’së, djalin e asamblistit të VV’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në Spitalin e Pejës/ Shefi i zyrës ligjore sulmon teknikun e IT’së, djalin e asamblistit të VV’së

    Insajderi
    05 February 2024 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje mes dy punonjësve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Pejës. Ylli Agusholli, teknik i IT’së është sulmuar fizikisht nga Shefi i Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës, Labinot Panxhaj, njëherit asamblist i AAK’së në këtë komunë, shkruan Insajderi.

    Lajmin për rrahjen e ka konfirmuar për Gazetën, babai i yllit, Bujar Agusholli, i cili po ashtu është asamblist i Vetëvendosjes në Pejë.

    Agusholli bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga Policia e Prokuroria.

    Është ma se e vërtetë, rastin e ka marrë policia  dhe në bashkëpunim me prokurorin janë duke i marrë masat e duhura ligjore!”, deklaroi Agusholli për Gazetën Insajderi.

    I pyetur se cila ka qenë arsyeja e kanosjes, Agushilli la të kuptohet se bëhet fjalë për një dokument që djalit të tij i është kërkuar me ‘dhunë’ ta nënshkruaj.

    Mbetet që të kuptohet,se për ate se çka ka deshtë që ta detyroj me dhunë ta shkruaj ka pas vetem në diktatura,ndoshta është imediate që deklarata e pavarësisë të lexohet çdo ditë që ta kuptoj juristi se në cilin shtet jeton“, u shpreh Agusholli.

    Rrahjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai tha për Insajderin se është inicuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Po, eshte inciuar raste per vepren penale “Lendim i lehte trupor” ndaj nje personi. Prokurori i shteti do t’i ndermarre veprimet e nevjshme per ndricimin e kesaj ceshtje penale“, deklaroi Nikçi./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark