Rrahje për parking në Ksamil – 5 veta marrin trajtim në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje për parking në Ksamil – 5 veta marrin trajtim në spital

    Insajderi
    07 June 2025 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil.

    Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike.

    Të përfshirë në konflikt janë dy shtetas turq, Hasan Can Gurhan 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanji.

    Pas sherrit, të lënduarit janë transportuar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor.

    Fatmirësisht, sipas burimeve, asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime serioze.

    Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat, për të marrë dëshmitë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

    Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një vend parkimi, por hetimet janë ende në vijim për të sqaruar plotësisht çfarë ndodhi. /TCh


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark