Punëtorë nga të gjitha nivelet arsimore dhe nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur tek sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet për të protestuar.
Miratimi i Ligjit për paga, zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Skemat Pensionale janë disa nga kërkesat e sindikatave.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se Qeveria nuk po dëshiron dialog. Ai paralajmëroi veprime më të rënda sindikale pas kësaj porteste.
Ghithashtu, Jasharsj kishte një porosi edhe për kryeministrin e vendit i cili tash e sa ditë po “endet” në Amerikë.
“Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, u shpreh ai.
Si pasojë e protestës, të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot në institucionet arsimore nuk po zhvillohet procesi mësimor.
Video: