Rrahman Jasharaj, Ramabajës: E ki vendin para gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahman Jasharaj, Ramabajës: E ki vendin para gjykatës

    Insajderi
    06 December 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e kryeministrit Kurti se duhet të ketë ndryshim tek krerët e sindikatave në Kosovë ka nxitur reagime të shumta.

    Kreu i SBASHK-ut, ka reaguar ashpër ndaj profesorit Sadri Ramabahja, pasi ky i fundit tha se sindikatat janë manipuluar ekstremisht dhe janë të kapur.

    Jasharaj i thotë Rambajës se ka vendin para gjykatës për deklaratat që i dha, sipas tij të pamatura.

    “Zotëri Ramabaja e ka vendin para gjykatës për deklaratat që po i jep të pamatura. Zotëri Ramabaja nuk e njeh Rrahman Jasharaj dhe Rrahmani ka një histori të vetën të viteve të 90 ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm bashkë me SBASHK-un. As Jasharaj as SBASHK-u asnjëherë nuk ka qenë i kapur por ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm”, tha Jasharaj në T7.

    Madje Jasharaj kujtoi edhe kohën kur në Qeverinë Haradinaj kanë mbajtur grevë për 3 javë.

    “I nderuari Ramabaja nuk është e vërtet që SBASHK-u dhe sindikata e tjera kanë cuar kokë tani, po harron nëse ke jetuar në Kosovë. Ishim në që në Qeverinë Haradinaj kemi bërë grevë 3 javë ditë, ishim më të zëshëm atëherë”, shtoi Jasharaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark