Rrahman Rama: Do t’i mbroj vlerat e shenjta të luftës sonë çlirimtare! – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Rrahman Rama: Do t’i mbroj vlerat e shenjta të luftës sonë çlirimtare!

    Insajderi
    07 February 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati me numër 7 në listën për deputet nga radhët e PDK-së, Gjeneral Rrahman Rama, ka pritur në një takim veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e madhe gjatë këtyre javëve të fushatës.

    “I kam ftuar veteranët e UÇK-së për t’i falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e madhe përgjatë këtyre javëve. U zotova edhe një herë para tyre se do t’i mbroj vlerat e shenjta të luftës tonë çlirimtare! Faleminderit nga zemra edhe një herë. Ndihem i nderuar nga përkrahja juaj!” – u shpreh Rama.

    Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar edhe një herë përkushtimin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë së luftës dhe të drejtave të atyre që luftuan për lirinë e vendit.

    #Rr7 #PDK131


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark