Kandidati për deputet nga partia Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, është takuar me shokët e luftës në Prishtinë, ku i kanë kujtuar kohët e vështira.
“Gara ime merr kuptim edhe emocional kur marr përkrahje nga këta burra që e kanë treguar veten kur i është dashur vendit më së shumti”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
U kënaqa sonte me shokët e luftës në Prishtinë. Patëm rastin të kujtojmë kohët e vështira dhe të shijojmë këtë mbrëmje.
Gara ime merr kuptim edhe emocional kur marr përkrahje nga këta burra që e kanë treguar veten kur i është dashur vendit më së shumti.
Flamuri i UÇK-së nuk kishte si të mungonte këtë mbrëmje!