Rrahman Rama merr përkrahje në Prizren e Gërdovc të Podujevës: Më bëjnë të besoj edhe më shumë në fitoren tonë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Rrahman Rama merr përkrahje në Prizren e Gërdovc të Podujevës: Më bëjnë të besoj edhe më shumë në fitoren tonë

    Insajderi
    04 February 2025 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar takime në Prizren dhe Gërdovc të Podujevës.

    Rama ka njoftuar se në Prizren u mikprit dhe mori mesazhe pozitive.

    E kalova ditën në Prizrenin e bukur, ku takova shumë mbështetës. I falënderova për mikpritjen dhe mesazhet pozitive, që po na mbushin energji çdo ditë!”, tha Rama.

    Gjenerali Rama për takimin në Gërdovc të Podujevës tha se dëgjoi brengat e banorëve të asaj ane dhe se mori përkrahje nga ta.

    Kam takuar banorët e fshatit Gërdovc në Podujevë, me të cilët pata rastin të diskutoj për brengat e tyre.
    Pas diskutimeve, u tregova edhe zgjidhjen #mamirë për Kosovën. Përkrahja që mora nga ta, më bën të besoj edhe më shumë në fitoren tonë
    !”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark