Rapidi i Bukureshtit ka barazuar 2:2 me Clujin në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit rumun.
Nga minuta e parë për Rapidin startoi Albion Rrahmani, kurse për Clujin Meriton Korenica.
E Albion Rrahmani shënoi për 1:1 në minutën e 53-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Kurse, Florent Hasani që u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të, shënoi në minutën e shtatë shtesë për të barazuar rezultatin.
Në anën tjetër, Armend Thaqi u inkuadrua në lojë në minutat shtesë në vend të Meriton Korenicës.