×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rrahmani do të largohet në verë nga Rapidi, konfirmon trajneri Bergodi

    Insajderi
    28 March 2024 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albion Rrahmani duket se po kalon sezonin të parë dhe të fundit te Rapid Bukureshti.

    Trajneri i skuadrës rumune, Cristiano Bergodi, ka lënë të nënkuptohet se sulmuesi kosovar do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

    Ai gjithashtu vlerësoi lart ish-sulmuesin e Ballkanit.

    “Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normele që ai ka oferta. Nuk mendoj nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar. Natyrisht ai do të largohet në verë. Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka deklaruar Bergodi, shkruan express.

    Rrahmani po kalon formë fantastike me Rapidin, duke kontribuar me 16 gola dhe tri asistime në 21 paraqitje.

    23-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

    Bazuar në raportimet nga mediat rumune, Rapidi synon të fitojë së paku 8 milionë euro nga shitja e tij.

    Së fundi ishte raportuar së në mesin e klubeve të interesuara për Albion Rrahmanin është edhe klubi i madh anglez, Aston Villa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark