Rrahmani e ndërprenë konferencën dhe bëhet viral në festën e Napolit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani e ndërprenë konferencën dhe bëhet viral në festën e Napolit

    Insajderi
    24 May 2025 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori të Serie A.

    Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.

    Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.

    Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.

    Ky ishte titulli i dytë në Serie A për Amir Rrahmanin, pas atij të fituar në sezonin 2022-23, dhe një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në mbrojtjen e Napolit.

    Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark