Albion Rrahmani u rikthye në Kombëtaren e Kosovës pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për “Dardanët” vitin e kaluar.
Sulmuesi i rrezikshëm ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit verdhekaltër dhe beson që me shokët do të arrijnë rezultate të mira dhe se do të bëjnë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë.
“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, deklaroi sulmuesi i Rapid Bukureshtit.
Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit paraditen e sotme para se të niset drejt Armenisë, ku të premten do të përballet me Kombëtaren vendëse. /Gazeta Express/