
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, është vizituar sot nga Eman Rrahmani.
Ish-deputeti Rrahmani, ka përgëzuar Kupinën për listën qytetare Lidhja e Prishtinës.
Ai tha Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin e tyre të plotë.
“Sot vizitova Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, z. Fehmi Kupina, ku e përgëzova dhe urova për listën qytetare Lidhja e Prishtinës e cila do të marr pjese në këto zgjedhje me listë për asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në këto zgjedhje për Kuvendin Komunal, Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës.
Lidhja e Prishtinës është e vetmja listë në këto zgjedhje, e cila përfaqësohet nga qytetarët e Prishtinës dhe për qytetin e interesat e Prishtinës.
Është Lidhje mbi-partiake, është Lidhje qytetare, është Lidhje e Prishtinës”, tha ai.