×
  • Sport
  • Sport

    Rrahmani mungon ndaj Torinos

    Insajderi
    06 March 2024 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Amir Rrahmani nuk do të mundë ta ndihmojë Napolin në këtë fundjavë.

    Qendërmbrojtësi kosovar u lëndua në ndeshje me Juventusin, të cilën napolitanët e fituan me rezultat 2:1.

    Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se 30 vjeçari do të mungojë këtë të premte mbrëma kundër Torinos.

    Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe Veronës pësoi tërheqje muskulore të dielën që shkoi dhe trajneri Calzona s’do të mundë të llogarisë në shërbimet e futbollistit në duel me ekipin “Granata”.

    Ndërkohë, napolitanët po mundohen ta rikuperojnë futbollistin për ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, e cila do të luhet të martën që vjen.

    Edhe pse luajti për 65 minuta, Rrahmani ishte fenomenal ndaj Juventusit dhe u përfshi në formacionin e javës.

    Përfaqësuesi kosovar u rikthye pak kohë më parë nga lëndimi, ndërsa forma e tij kishte rënie të lehtë, përpos ndeshjes me Juventusin, ku ishte protagonist.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark