Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Napolin.
Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të napolitanëve në Barcelonë dhe mendon se ata largohen nga Champions League ‘me kokën lart’, por pranon se presioni i lartë ‘nuk funksionoi’.
“Ne largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe po ashtu të kishim golin e barazimit”, tha Rrahmani për Sport Mediaset.
“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë”.
“Ne u përpoqëm me presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, tregoi Rrahmani.