Rrëfehet gruaja e Rexhep Selimit: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfehet gruaja e Rexhep Selimit: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera

    Insajderi
    20 February 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit që ndodhet në Hagë për krime lufte tha se kjo Gjykatë po i mban padrejtësisht në burg, ndërsa serbët janë të lirë.

    Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se me bashkëshortin bisedojnë çdo ditë ndërsa takohen njëherë në muaj.

    Po ashtu ajo bëri me dije se flasin me video kamera

    “Ka dy vit që festa e Pavarësisë na gjen të ndarë. Gjykata në Hagë padrejtësisht po mban brenda në burg vetëm shqiptarët dhe serbët rrinë të lirë. Urojmë që fundi i kësaj gjykimi të jetë në favor të shqiptarëve. Komunikimin me Rexhën e kemi të përditshëm. Kemi vizita periodike mujore. Takohemi njëherë në muaj. Kemi komunikim dhe me video. Sipas Rexhës që më ka treguar, secili e kanë dhomën e vet, por kanë dhe një sallon të përbashkët”- tha ajo.

    Më tej ajo nënvizoi se Gjykata në Hagë nuk duhet të ishte krijuar fare.

    “Politika e Kosovës ishte ajo që themeloi Gjykatën në Hagë, që nuk duhej të ishte themeluar fare. Ministria e Drejtësisë bën pagesat për udhëtimin, qëndrimin fjetjen për familjarët që vizitojnë të burgosurit”-deklaroi ajo.

    Ajo foli dhe për talentin e bashkëshortit të saj që është piktura.

    “Unë dhe fëmijët e mi i dhamë një shtyrje Rexhës që edhe atje të merret me piktura dhe atje. Kur shkoi në Hagë i ofruan mundësi që të merrej dhe me pikturë”-përfundoi Selimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark