×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfehet hajduti që tentoi të grabiste Ozilin dhe Kolasinac, tregon çka ndodhi në momentin kritik

    Insajderi
    04 December 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 2019, krimineli që tentoi të grabiste futbollistët e atëhershëm të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac në Childs Hill të Londrës theu heshtjen pasi u lirua nga burgu.

    Ashley Smith dhe bashkëpunëtori i tij, Jordan Northover, u burgosën katër muaj pas rastit të tentim-grabitjes, ku i pari mori 10 vjet burg.

    Hajduti Ashley Smith, i njohur me nofkën Ashman, shpjegoi në “BlueTick podcast” se ata ishin duke vozitur kur panë Ozil me Kolasinac. Gjermani po udhëtonte me makinë nëpër Londër kur grabitësit u përpoqën t’i vidhnin veturën Mercedes G Class të zi.

    Ata tentuan t’i vidhnin edhe një orë Kolasinacit para se të shkonin për të marrë makinën e Ozilit, por boshnjaku reagoi heroikisht dhe i bëri të iknin.

    “Unë ndalova dhe partneri u përpoq ta kapte. Ai nuk kishte as thikë në dorë, por një shtupë hekuri, por nuk shkoi sipas planit”, ka thënë fillimisht Smith.

    Papritur, Kolasinac u kthye për t’u përballur me sulmuesit dhe parandaloi grabitjen, ndërsa Ozil la automjetin e tij dhe u strehua në një restorant turk pranë incidentit.

    “Ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb, e di? Të jem i sinqertë, nuk dua të mendoj as për numrat. Do të merrnim lehtësisht të paktën 180 mijë euro”.

    Ashman pranoi se do të ishte përpjekja më e rëndësishme e ‘playoff’-it të “karrierës” së tij.

    “Kam pasur disa grabitje të mëdha, kam pasur disa grabitje të vogla, ky është fat… Ti nuk e di se çfarë do të marrësh”, tha ai në fund.

    Ai fillimisht u dënua me 15 vjet burg për tentativën e grabitjes, por pranimi i fajit e uli dënimin në 10 vjet. Smith kreu katër vjet e 10 muaj burg dhe u lirua në maj të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark