Rrëfehet ish i dashuri filipinez: E vrava nga xhelozia, pashë mesazhe nga dikush tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet ish i dashuri filipinez: E vrava nga xhelozia, pashë mesazhe nga dikush tjetër

    Insajderi
    04 April 2025 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mark Antony Samson, 23 vjeçari filipinez që vrau ish-të dashurën shqiptare Ilaria Sula, tha para hetuesve se nuk e kishte planifikuar krimin.

    Ai tregoi se teksa po hanin mëngjesin pa në telefonin e saj mesazhe të dikujt tjetër dhe nga xhelozia e ka goditur me thikë tre herë në qafë.

    Marrja e tij në pyetje zgjati mbi 5 orë, shkruan Abcnews.al, transmeton Insajderi.

    Ndaj të riut rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës.

    Pasi e masakroi me thikë ai tentoi të zhdukte trupin e Ilarisë duke e hedhur në një luginë, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.

    Samson tha se e vrau Ilarian mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo e kaloi natën në shtëpinë e tij.

    Sipas të riut filipinez, Ilaria kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.

    22-vjeçarja kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye zgjodhi që ta kalonte natën në shtëpinë e ish-partnerit të saj për të shmangur transportin publik.
    Sipas Samson, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.

    23-vjeçari tha para hetuesve se e kreu i vetëm krimin ndërsa kur u pyet për rolin e prindërve të tij, që ndodheshin në banesë, ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur.

    Samson tha se e hodhi trupin në makinë pasi e futi në një valixhe, duke e lënë më pas në një luginë. Ai pohoi ndër të tjera, se e kishte pastruar vendin pas krimit./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark