Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, i cili ka mbi një javë që është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës.
Nëna e Faton Harjizit, Shehrije Hajrizi, në një intervistë ka rrëfyer për përjetimet që sipas saj i kanë ndodhur Faton Hajrizit derisa ka qenë në burgun e Mitrovicës si 15 vjeçar pasi e kishte vrarë një ushtarë rus.
Ajo ka thënë së vetë Fatoni i ka rrëfyer se si njëherë i janë futur katër persona në qeli dhe si e ka mbrojtur veten.
“Kur ka ardhë në vikend. Ma ka tregu një rast. Tha mi kanë shti katër veta në dhomë. Për mos me ndodhë qajo, i kam pre durt. Kjo ka ndodhë në vitin 2000. E ka mbrojtë veten me qat pasqyrë, i ka pre durt e veta”, ka treguar nëna e Faton Hajrizit.
Shehrije Hajrizi tutje tha se në gjykimin e Faton Hajrizit, presidentja aktuale Vjosa Osmani, kishte qenë përkthyese në procesin gjyqësor.
“Në vitin 2000-2001 presidentja u kanë përkthyese në Gjykatë. Gjyqtari ka qenë suedez, gjyqtarja që e ka shpall dënimin ka qenë austriake. Vjosa Osmani ka qenë përkthyese komunikimin e gjykatës me Fatonin. Në 2001 Fatoni i ka bërë 16 vjet në burg në Mitrovicë. Kemi shkuar me familje, Vjosa na ka kërku që gjyqtari suedez po thotë me mbajt gjysë ore vizitë, na gjysë ore. Vjosa ka shku me gjyqtarin ia kanë uru ditëlindjen”, ka thënë Shehrije Hajrizi në T7.