Rrëfehet Nuredin Dumani, dëshmon lidhjet me policinë: Si kaloja me armë në kufi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfehet Nuredin Dumani, dëshmon lidhjet me policinë: Si kaloja me armë në kufi

    Insajderi
    06 February 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale dhe jo vetëm.

    Gjatë procesit “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se si korruptonte punonjës të Policisë së Shtetit. Sipas tij, këto raste kanë ndodhur në disa episode.

    Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, sa herë që fuste armë zjarri në territorin e vendit.

    Ai ka pohuar gjithashtu se, në raste të ndryshme, është ndaluar nga patrulla e policisë për shkelje të ndryshme, por është lënë i lirë pasi ka ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.

    Dumani ka folur edhe për bashkëpunimin e tij me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” do të zhvillohet me dyer të mbyllura deri në përfundimin e dëshmive të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë: Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark