Rrëfejnë banorët pranë diskotekës në Koçan: Dëgjuam të bërtitura, dërguam disa prej tyre në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfejnë banorët pranë diskotekës në Koçan: Dëgjuam të bërtitura, dërguam disa prej tyre në spital

    Insajderi
    16 March 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë folur për media disa nga dëshmitarët okularë të rastit me zjarrin në diskotekën në Koçan.

    Një zonjë e cila kishte parë nga afër të rinjtë që kishin shpëtuar nga zjarri, tha se kjo ngjarje është e rëndë për gjithë vendin.

    “U shqetësuam. Kishte disa të rinjë këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, deklaroi ajo.

    Djali i dëshmitares tha se kanë ndihmuar në shpëtimin e të rinjëve me ato kapacitetet që kanë pasur, duke i dërguar në spital me automjetin e tij personal.

    “I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Degjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, tha dëshmitari.

    Nga kjo tragjedi siç informoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kanë ndërruar jetë 51 persona dhe mbi 100 janë të lënduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark