×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfime për Mehmet Locin, UDB-ashin e rrezikshëm që rrahu dhe maltretoi rëndë të burgosurit shqiptarë – paslufte u bë veteran

    Insajderi
    30 July 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë vazhduar akuzat e të burgosurve politikë ndaj Mehmet Locit – ish pjestarit të UDB-së serbe, se janë maltretuar dhe rrahur brutalisht në kohën e ish-Jugosllavisë.

    Nimon Krasniqi, ish i burgosur politik, ka rrëfyer dhunën dhe malretimet që i ka marrur ai nga Mehmet Loci – gjatë viteve të mbajtura për cështje patriotike në shërbim të kombit shqiptar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Krasniqi rrëfeu me emra për momentet e vështira të jetës së tij, maltretimet, rrahjet brutale dhe persekutimet që i ndodhën atij në burgun e Pejës, gjatë viteve të 80-ta.

    Nimon Krasniqi e përmendi me emër Mehmet Locin, si njërin nga kryesorët – punëtorë të UDB-së, që ushtroi dhunë brutale ndaj tij në kohën e burgut.

    FOTO/ Mehmet Loci para shumë vitesh

    Foto/ Mehmet Loci – fotografi e publikuar në vitin 2012

    Përtej kësaj, Krasniqi tregoi se pasluftës së fundit, Mehmet Loci, kishte arritur të bëhet edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kjo gjë shtyri reagime të shumta nga ish-luftëtarët e UÇK-së.

    Shkumbim Krasniqi nga Malisheva, tregoi publikisht se nga intervista e Nimon Krasniqit, ka hequr dorë nga pozita e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Këtë vendim thotë se e mori kur kuptoi që veteran ishte bërë edhe Mehmet Loci.

    “Mehmet Loci agjent i UDB-së qenka edhe me status të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare te Kosoves. Nga sot e deri ne diten kur te pastrohen listat e veteraneve une largohem nga statusi i veteranit të UÇK-se. Turpi ju mbuloftë o komandanta te mjerë”, ka shkruar Krasniqi.

    Por, rrëfimi i mbrëmshëm për Mehmet Locin, nuk ishte i vetmi nga të burgosurit politik.

    Nasim Haradinaj javë më parë pati rrëfyer për dhunën fizike që ai thotë se e kishte ushtruar Mehmet Loci ndaj tij.

    Haradinaj përmendte me emra edhe disa pjestarë të tjerë – me nacionalitet shqiptarë, që kishin qenë punëtorë të UDB-së dhe që e kishin rrahur fizikisht atë në shumë raste.

    Islam Mustafaj rrëfente se si ishte rrahur me shuplaka nga Mehmet Loci, gjatë viteve të burgut të tij.

    Rrëfime të ngjashme me akuza ndaj Locit ka pasur edhe nga shumë shqiptarë të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar që torturat ndaj tyre t’i tregojnë publikisht.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark